fbpx

SHBA, është rritur në 83 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Është rritur në 83 numri i personave që humbën jetën si pasojë e zjarreve më të mëdha pyjore në historinë e shtetit të cilat janë efektive në veri të Kalifornisë të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i rajonit Butte, Kory Honea, njoftoi se me arritjen e kufomave të dy personave numri i të vdekurve është rritur në 83.

Ai theksoi se për shkak të reshjeve punimet e kërkimit vazhdojnë me pengesë.

Si pasojë e zjarrit janë zhdukur rreth 600 persona, ndërsa përhapja e zjarrit ka bërë të papërdorshëm të paktën 13 mijë e 500 shtëpi.

Në pjesën jugore, si pasojë e zjarrit janë djegur shumë vila të personaliteteve të njohura nga bota e filmit, siç janë Scott Baio, Gerard Butler, Miley Cyrus, Guillermo del Toro, Kim Kardashian, Alyssa Milano dhe Rainn Wilson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button