Si të keni një lëkurë të bukur pavarësisht moshës

Plakja është një process që ndodh gradualisht te të gjithë njerëzit dhe mënyra se si gjithësecili e përballon është një debat I hapur. A duhet të luftojmë me rrudhat që na dalin në ball apo të përqafojmë shenjat e plakjes për të treguar periudhën e bukur që kemi jetuar? Pavarësisht mendimit tuaj të kujdesesh për aparencën dhe lëkurën është shumë më tepër sesa të përpiqesh të qëndrosh I ri- është të ndihesh mirë me veten tënde. Prandaj pavarësisht moshës që keni ja një guidë për të patur një lëkurë të shëndetshme, shkruan Bordo.al. 

Si plaket lëkura?

Na është thënë gjithnjë që të përdorim krem hidratues dhe pastrues makijazhi dhe ndërsa kjo rutinë e pastron fytyrën tonë përsëri nuk shkon deri në shtresat e thellë. Ndërsa vitet kalojnë sistemi ynë rigjenerues fillon të ngadalësohet dhe prandaj lëkura duket e thatë dhe krijohen rrudha. Sidoqoftë janë edhe faktorët e jashtëm që krijojnë dëme më të mëdha si rrezet UVA, duhani dhe ndotja.

Histori të lëkurës: 20-30 vjeç

Në fillim të të njëzetave lëkura fillon të krijojë shumë kolagjen por ndërsa kaloni në pjesën tjetër të kësaj decade mund të filloni të shihni shenjat e hershme të plakjes kryesisht rreth syve dhe ballit. Vitamina C dhe Zinku janë antioksidues që ndihmojnë qelizat nga stresi oksidativ. Vitamin C ndihmon gjithashtu në funksionimin nrmal të venave të gjakut. Mund të zgjidhni produkte që përmbajnë këto vitamin dhe mbani mend të përdorni gjithnjë krem kundra diellit isdomos në duar dhe qafë.

Histori të lëkurës: 40-50 vjeç

Në moshën 40 vjeçare rrudhat fillojnë të bëhen më të dukshme më pas në të 50-at bëhen akoma më të dukshme kjo si pasojë edhe e streseve të përditshme fëmijëve apo presionit në punë. Prandaj kujdesi për ëkurën kërkon akoma më shumë punë. Duhet të eksfolioni rregullisht për të hequr lëkurën e vdekur dhe të investoni në produkte cilësore.

Histori të lëkurës: 50-60 vjeç

Me menopauzën, nivelet e estrogjenit bien dhe ne prodhojmë akoma më pak kolagjen se më parë që do të thotë se rrudhat bëhen gjithnjë e më të dukshme në të gjithë lëkurën.në vend të letrave pastruese të lëkurës me alkol përdorni ato me crem, përdorni hidratues me aminoacide dhe përdorni gjithashtu kremra për ditën dhe natën.

Burimi/Dailymail

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button