Itali, Kulla e Pizës tashmë më pak e pjerrët

Kulla e pjerrët e Pizës nuk është tashmë aq e anueshme. Pas më shumë se dy dekadash për ta drejtuar, inxhinierët thonë se pjerrësia e kambanares së famshme toskane është ulur me 4 centimetra dhe është në një gjendje më të mirë strukturore sesa parashikonin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve ANSA citoi Nunziante Sabia, konsultant i këshillit ndërkombëtar për mbikëqyrje të pjerrësisë, i cili theksoi se derisa rënia progresive e pjerrësisë është një lajm i mirë, mirëqenia e përgjithshme e strukturës së kullës është edhe më e rëndësishme.

Kulla, e ndërtuar në shekullin e 12-të, sërish u hap për publikun në vitin 2001, pasi më shumë se një dekadë ishte e mbyllur me qëllim që punëtorët të tentojnë të ulin pjerrësinë. Duke përdorur qindra ton kundërpesha në ultësirë dhe duke tërhequr tokën nën themelet në periudhën mes viteve 1990 dhe 2001, pjerrësia e kullës u zvogëlua për rreth 45 centimetra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button