fbpx

Zaev-Meta: Përforcimi i marrdhënieve në mes dy vendeve është në interes të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, ka përcjellë urime me rastin e Ditës së Alfabetit, duke theksuar rëndësinë e  kremtimit të kësaj feste historike, ai tha se kjo është në përputhje me principet për ndërtimin e një shqërie multietinike në Maqeodni, njofton Portalb.mk.

Duke folur për interesat e përbashkët të dy vendeve fqinje, Zaev, është shprehur optimist se mardhëniet në mes dy vendeve do të përforcohen edhe më shumë.

“Vendosmëria jonë për të forcuar lidhjet, respektin e ndërsjellë dhe mbështetjen e të gjitha bashkësive etnike në vendin tonë është përcjellë si një faktor pozitiv në një kërkim të përgjigjes së përbashkët për të gjitha çështjet që po hapen para nesh. Është një interes i përbashkët që na bashkon në arritjen e qëllimeve tona strategjike, siç janë aspiratat tona për anëtarësimin në NATO dhe BE, si dhe vendosmërinë tonë të fortë për të përfunduar reformat në vend për t’i dhënë akses të barabartë të gjithë qytetarëve “, tha kryeministri Zaev në takimin me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button