Eco Guerilla: Qeveria dhe Jugohromi na kanë mashtruar me vite, kërkojmë ekspertë të pavarur

“Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor. Habitemi pse Qeveria është e shqetësuar nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara. Prandaj, pa një mbikqyrje te rreptë nga eskpertë të pavarur dhe sigurimin që prap si në të kaluarën nuk do të helmohen qytetarët dhe fëmijtë e Tetovës, ne nuk do të lejojmë rihapjen e këtij vrasësi famkeq.” me këto fjalë Lëvizja Eco Guerilla ka reaguar sot në informatën e ministrit Koço Angjushev se fabrika e Jugohromit do të ri-hapet në pranverë njofton Portalb.mk.
LEXO: Ministri Angjushev: Fabrika e Jugohromit do të hapet në pranverë (VIDEO)
- LEXO: Ndotja në Tetovë është zvogëluar për 60 përqind pas mbylljes së Jugohromit (infografik)
- LEXO: Reagojnë nënat tetovare: Nuk lejojmë ‘Jugohromi’ t’i helmojë prap fëmijët tanë!
- LEXO: “Eco Guerilla” thotë se janë kërcënuar, Skenderovski: deklaratat janë marrëzira (VIDEO)
- LEXO: Derisa nuk vendosen filtrat, “Jugohromi” nuk do të fillojë me punë
- LEXO: Ndërtimi i filtrave të ndotësit Jugohrom, çfarë fshihet pas fabrikës e cila nuk garanton transparencë?!
Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës.
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.