Maqedoni, do të aplikohet terapi e re për shërimin e plotë të virusit hepatit C

Pacientët që vuajnë nga virusi hepatit C, përmes një lloji të ri të terapisë  e cila do të aplikohet në Klinikën për Sëmundje Infektive, do të mund të shërohen plotësisht. Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deri më tani nuk ka ekzistuar terapi e tillë në Maqedoni, ndërkaq këtë terpai e ka donacion nga Fondacioni amerikan, shkruan Novatv, transmeton Portalb.mk.

“Kemi terapi për rreth 150 pacientë, do të parandalohet zhvillimi i sëmundjes së tyre dhe paraqitja e cirrozës, kancerit dhe transplantimit. Terapia e deritanishme nuk mund të shëndoshë plotësisht, shumë shpesh sëmundja zhvillohej deri në atë shkallë që pacientit i duhej tranpslantim dhe ekzisonte mundësia nga përhapja e cirrozës në shkallë të ndryshme ose karciomës hepatoqelizore”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas ministrit Filipçe, kjo terpai në vendet e zhvilluara deri më tani ka treguar efekt pozitiv, ai u shpreh optimist se bashkpunimi me Fondacionin do të vazhdojë edhe më tej në sfera tjera.

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje infektive, Milena Stevanoviç, njoftoi se nëpër institucionet shëndetësore publike dhe në Klinikën për gastroenterohepatologji është në proces aplikimi i terpaisë  dhe rekrutimi i pacientëve që plotësojnë kushtet për fillimin e terapisë.

“Testimi është në proces. Ka pacientë në të cilët kjo procedurë është e përfunduar. Ne po punojmë në zhvillimin e një strategjie të plotë, që do të thotë parandalimin dhe trajtimin e hepatitit kronik C, i cili është me rëndësi të madhe për zhdukjen e infeksionit”, shtoi Stevanoviç.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës për Gastroenterohepatologji, Kalina Grivçeva Stardelova, tha se ka shumë të rinj që kanë cirrozë dhe karcinomë hepatocellulare. Ajo tha se deri më tani ka filluar procesi për aplikimin e terapisë te pacientët.

Sipas të dhënave, deri më tani në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë janë regjistruar 30 pacientë që kanë nevojë për terapi antivirale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button