Ministri Duraki: Nuk merrem me qytetarë, por Maqedonia nuk është Zvicër (VIDEO)

Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki thotë se “nuk merret me qytetarët”, në pyetjen e televizionit “Sitell” për padi që qytetarët e përgatitin kundër shtetit për shkak të pasojave shëndetësore të cilat i përjetojnë për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Tash, unë nuk merrem me qytetarët. Qytetarët mund të paditin, dhe kjo është”, tha shkurt Duraki.

Në konstatimin se kemi ndotje të madhe të ajrit, kurse instrumentet matëse nuk punojnë, ministri tha se “Maqedonia nuk është Zvicër”.

“Kemi filluar, një hap jemi para, dhe ajo”, tha Duraki.

Kurse u pyetur se çfarë konkretisht është marrë, ai shkurt tha se ka grup punues i cili do t’i tregojë hapat dhe për herë të parë në Maqedoni ka program për ndotjen e ajrit.

Sërish, si ministër ai nuk gjendet në grupin e punës në Qeveri, edhe pse sipas resorit të cilin e udhëheqë, pjesëmarrja do të ishte e logjikshme, por në vend të tij, në grup është zëvendësministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Markaduli.

Në pyetjen e “Meta.mk”, dërguar deri te zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, se pse programin për ndotjen e ajrit e ka prezantuar zëvendësministri Makraduli, i cili edhe paraprakisht ka qenë udhëheqësi i lartë qeveritar i vetëm që fliste në këtë temë në të gjitha paraqitjet publike, dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, dhe se a ka Maqedonia ministër për Ambient Jetësor, i cili sipas funksionit duhet të ndërmarrë përgjegjësi politike për një temë kaq të rëndësishme, është dhënë përgjigje: “Zëvendësministri është emëruar si koordinator i grupit për realizimit të strategjisë”.

Ndërkohë, ministri Duraki dje ka marrë pjesë në konferencën e tretë ministrore për ambient jetësor dhe aksion klimatik në Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Bashkëpunimin Rajonal dhe Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Kush është Ministër i Ambientit Jetësor?

Në një video nga “Vidi Vaka“, shtrohet pyetja: Kush është ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor?. Ata janë përgjigjur me atë se Sadulla Duraki është ministër që 17 muaj, por nuk ka realizuar as edhe një takim joformal dhe konferencë për media me gazetarët për ndotjen e ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button