Mc Kresha së shpejti me albumin ‘Air Force 1’ (Video)

Reperi i njohur Kosovar Mc Kresha, së shpejti do të publikojë albumin e funidt  “Air Force 1” dhe njëkohësisht me të edhe videoklipin e ri të këngës së këtij albumi “Cok Guzel”, të cilin në vazhdim mund ta shihni edhe në video.

Albumi për herë të parë u promovua në Mitrovicë ndërsa ka 15 këngë, në të ardhmen priten edhe video klipe të reja.

Albumi “Air Force 1” nuk është publikuar ende për fansat në internet, ndërsa kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Albumi i Mc Kreshës, “Air Force 1” vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm me albumin “P.I.N.T” të realizuar së bashku me liderin tjetër të ‘labelit’, Lyrical Son./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button