Tre OJQ kërkojnë kthimin e Gjorgji Llazarevskit dhe Xvonko Kostovskit në vendet e punës

“Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski, të cilët guximshëm zbuluan skandalin me përgjimin ilegal, ka sjellë deri te dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevski në vitin 2016, duhet të menjëherë të kthehen në vendet e punës në sektorin shtetëror, të cilat i humbën si hakmarrje për veprimin e tyre”, kërkojnë tre organizatat joqeveritare (OJQ) në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

OJQ-të janë: “Transparency Internacional”, Koalicioni për Mbrojtjen e Treguesve nga Evropa Jurglindore dhe Qendra Evropiane për të Drejtat e Treguesve.

“Maqedonia duhet të jetë e fuqishme në luftën kundër robërimit të shtetit, e cila në mënyrë efikase nisi me zbulimin  e përgjimeve të fshehta dhe skemave të mëdha korruptive të udhëhequra nga ish kryeministri Gruevski”, tha kryetarja e “Transparency International”, Sllagjana Taseva.

Duke punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Llazarevski dhe Kostovski kanë punuar tre vjet që të dokumentojnë përgjimin ilegal të 20 mijë nëpunësve shtetëror, gjykatës, njerëz nga sektori sipërmarrës, aktivistë, gazetarë dhe persona të tjerë dyshues të Qeverisë së Gruevskit.

Zbulimi në vitin 2015 ka sjellë deri të largimi i Gruevski dhe zgjedhjet e vitit 2016, formimi i qeverisë së re në vitin 2017 dhe aktakuza për 94 persona dhe shtatë ndërmarrje.

Paraprakisht, Llazarevski ka dëshmuar në seancat e më shumë se 10 vetëve, të akuzuar në rastet që kanë dalë nga “bombat”.

LEXO: Reagimet e të punësuarve në DSK e kanë nxitur Llazarevskin të hyjë në sistemin për përgjime
LEXO: Zbuluesit e skandalit me përgjimet (bombat) në Maqedoni morën çmim ndërkombëtar për fjalën e lirë
LEXO: Pa këtë njeri, Zaevi nuk do kishte “bomba”, thotë që Gruevski e dinte se përgjohej
LEXO: Flet personi që mundësoi publikimin e “bombave” të Zaevit, Gjorgji Llazarevski një “heroi i padukshëm”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button