Brazil, gjenden skeletet e një lloji të ri të dinozaurëve

Në rajonin Wachholz në jug të Brazilit janë gjetur 3 skelete të një lloji të ri të dinozaurit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të uebfaqes “Phys.org”, hulumtuesit nga Universiteti Federal Santa Maria dhe Universiteti Sao Paulo, në rajonin Wachholz në afërsi të qytetit Agudo kanë zbuluar 3 skelete të një lloji të ri të dinozaurëve.

Në të kundërtën me dinozaurët e tjerë, është zbuluar se ky lloj i dinozaurëve ecë mbi dy këmbë. Thuhet se të tre dinozaurët, skeletet e të cilëve janë gjetur, kanë vdekur në të njëjtin vend, ndërkaq skeletet e tyre kanë mbetur pa u dëmtuar nën tokë.

Dinozaurët të cilët kanë strukturë të qafës së madhe dhe të kokës së vogël, njoftohet se i përkasin familjes “sauropod” të dinozaurëve, të cilët vlerësohen si gjallesa më të mëdhenj që kanë jetuar në univers.

Hulumtuesit rastin në fjalë e kanë vlerësuar si zbulim i dinozaurit më të vjetër vegjetarian dhe me qafë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button