Kushtet në shkolla: Komuna e Çairit ka hartuar projekt për zgjerimin e shkollës “Ismail Qemali” radhën e ka MASH

Komuna e Çairit nën kompetencat e së cilës është shkolla fillore “Ismail Qemali”, thotë se ka projekt për zgjidhjen e problemit të numrit të madh të nxënësve, ku pothuajse në të gjitha paralelet tejkalohet numri maksimal i lejuar me ligj, që është 34 nxënës.

Nga kjo komunë thonë se kërkesa për zgjerimin e objektit aktual të shkollës është dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe se janë në pritje të miratimit.

“Kemi dorëzuar kërkesën për miratimin e zgjerimit të objektit shkollor deri në Ministrinë e Arsimit dhe jemi në pritje të miratimit të saj, pas së cilës do të fillohet me realizimin e projektit të paraparë. Për të gjitha zhvillimet e reja lidhur me zgjidhjen e kësaj problematike, në kohë do të njoftojmë opinionin”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla.

Ai sqaroi se në projektin e hartuar të kësaj komune për zgjerimin e shkollës së lartpërmendur, janë paraparë të ndërtohen plus tetë paralele.

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”
Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”

“Komuna e Çairit ka të hartuar projektin për zgjerimin e hapësirës së Shkollës Fillore “Ismail Qemali” me 8 paralele të reja për të zgjidhur problemin me fluksin e madh të nxënësve në këtë shkollë duke zgjeruar kapacitetin aktual hapësinor”, shtoi Alla.

Drejtoresha e kësaj shkolle Burbuqe Ymeri, tha për Portalb.mk se klasat më të ngarkuara janë ato të klasës së pestë, ku numri i nxënësve në çdo paralele ka tejkaluar atë 34 dhe në disa raste mbrrin deri te 40. Ajo tha se më së miri do të ishte që të ndërtohet shkollë e re, sepse sipas saj zgjerimi i objektit aktual është zgjidhje afatshkurtër dhe se në të ardhmen sërish do rritet numri i nxënësve.

Po ashtu edhe mësimdhënësit u ankuan se është mjafte  vështirë të punohet me një numër kaq të madh të nxënësve në një paralele, duke thënë se duhet zgjidhje urgjente.

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”
Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali”

Ndryshe, Sipas ligjit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, numri minimal i nxënësve në një paralele është 24 dhe maksimal 34, mirëpo paralele mund të formohet edhe me numër më të vogël nëse plotësohen kushtet.

Prindërit kërkojnë që:

Komuna e Çairit të kërkojë zgjidhej afatgjate të problemit

MASH të angazhohet më shumë në ndarjen e paraleleve që tejkalojnë numrin e nxënësve të caktuar me ligj dhe ndërtimin e shkollave ku është e nevojshme

Ministria e Financës të jep pëlqim për zbatim të ligjit

LEXO më shumë për dosjen: Stërngarkimi i shkollave – shkelje ligjore

Çdo prind që ka ankesa për ndonjë parregullsi në shkollat fillore të Maqedonisë, mund të paraqet rastin te këto sektorë dhe persona përgjegjës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës :

  1. Sektori për arsimin fillor

Sektori për arsim fillor përfshin dy njësi dhe atë:

-Njësia për arsim fillor

-Njësia për financimin e arsimit fillor dhe zhvillimin e karrierës

Udhëheqëse sektori:

Elena Ivanovska +389 2 3117 896 [email protected]

  1. Sektori për standarde të nxënësve dhe studentëve

Në këtë sektor ka dy njësi:

-Njësia për standard të nxënësve dhe

-Njësia për standard të studentëve

Përgjegjësit e këtyre sektorëve janë:

Qenan Sali +389 2 3117 896 [email protected]

dhe

Xhemile Idrizi  +389 2 3117 896 [email protected]

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button