Automjetet që e ndotin ajrin të paguajnë regjistrim më të shtrenjtë

Amvisëritë që ngrohen me lëngë djegëse fosile më së shumti e ndotin ajrim me PM 10 dhe grimca 2,5, ndërsa dizel automjetet janë ndotësit kryesor me okside azotike. Sipas studimeve të kryera nga Qendra Hulumtuese për energjetikë dhe zhvillim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve, të cilat u prezantuan në kuadër të një punëtorie në Qytetin e Shkupit, thuhet se mbi 90% e hapësirave helmuese në ajër emitohen nga oxhaqet e shtëpive, ndërsa vetëm 10 % nga automjetet, përcjell Portalb.mk. 

Gazrat e shkarkuara nga automjetet, marrin pjesë me 60 për qind në ndotjen e ajrit me okside azotike.

Që të fitojmë ajër të pastër do të duhet të implementojmë shumë masa dhe të investojmë shumë para. Tërësisht duhet ta ndryshojmë mënyrën e ngrohjes së amvisërive, të vozisim automjete elektrike, biçikleta apo të shfrytëzojmë transportin publik. Sipas njërit prej hulumtuesve në studimin e ASHAM, Aleksandar Dedinec, zgjidhje afat shkurtra nuk ekzistojnë, ndërsa është me rëndësi që të veprohet në të gjithë sektorët në të njëjtën kohë që të arrihen rezultate.

“Si ndotësit kryesorë i lokalizojmë amvisëritë që ngrohen me dru. Për ata propozojmë masa për kyçje në sistemin e ngrohtores si një nga masat më të shpejta, si dhe vazhdim I subvencioneve për blerjen e stufave me peletë. Izolimi I shtëpive është një nga zgjidhjet që të zvogëlohet nevoja për ngrohje. Për automjetet propozojmë të paguajnë shuma të ndryshme për regjistrim, apo të tatimohen ndryshe gjatë importit, ndërsa bazë të jetë e dhëna se sa automjeti emiton dioksid karbon”, theksoi Dedinec.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button