UNESCO lavdëroi politikat e Turqisë për refugjatët

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka vlerësuar pozitivisht politikat e Turqisë për arsimim gjithëpërfshirës të refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin me titull “Migrimi dhe Arsimi: Ndërtimi i urave, jo mureve”, UNESCO ka lavdëruar politikat e Turqisë, Libanit dhe Jordanisë, që kanë strehuar refugjatët sirianë, në drejtim të arsimimit gjithëpërfshirës të refugjatëve.

Raporti ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për arritjen e synimeve për zbatimin e sistemit arsimor të këtyre shteteve që janë inkluzive për të gjithë.

Në raport thuhet se Turqia deri në vitin 2020 synon të përfshijë të gjithë refugjaët në sistemin e arsimit kombëtar pas integrimit të sirianëve në vend në sistemin e mbrojtjes sociale.

UNESCO ka thënë se deri në muajin prill janë siguruar 248 milionë dollarë për arsimin e refugjatëve sirianë në kuadër të përpjekjeve rajonale dhe se kjo shifër përkon me 28 përqindëshin e shumës së nevojshme prej 873 milionë dollarëve.

Në lidhje me arsimin e refugjatëve në nivel global, raporti ka treguar se deri më tani është plotësuar vetëm një e treta e mungesës financiare të nevojshme, duke shtuar se Agjencia për Refujgatët Palestinezë e OKB-së (UNRWA), që ofron shërbime arsimore për rreth 500 mijë palestinezë në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe vendet fqinjë, është duke u përballur me probleme.

Më 31 gusht, SHBA kishte njoftuar vendimin për të ndërprerë të gjitha ndihmat financiare për UNRWA-në, pasi në fillim të vitit kishte pezulluar një pjesë të madhe të kësaj mbështetjeje.

Sipas mediumeve amerikane, Washingtoni siguronte 365 milionë dollarë mbështetje për këtë agjenci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button