fbpx

Shteti po përgatit një projekt të ri “Kompjuter për çdo fëmijë” dhe digjitalizim të mësimdhënies

Ministria e Arsimit po e përgatit trashëgimtarin e projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”. Këtë e paralajmëroi Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Petar Atanasov i cili thotë se programi mësimor duhet patjetër të digjitalizohet, me çka nxënësve do t’i mundësohet të arsimohen me pajisje ndihmëse moderne, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

– Është një ndryshim i madh që do të duhet doemos të ndodhë. Nuk kam të dhëna specifike për momentin se kur do të blihen kompjuterë të rinj për nxënësit, por ne do të punojmë për të digjitalizuar mësimdhënien. Kjo përfshin sigurim të më shumë burimeve, pajisjen e shkollave për digjitalizim dhe mundësim të mjeteve për të mësuar nga pajisje ndihmëse moderne. Ashtu si qeveria e mëparshme, dëshirojmë që ta realizojmë këtë proces, i cili nuk mund të përfundohet brenda një kohe të shkurtër – thotë Atanasov.

Aktualisht, nxënësit në shtet ose nuk përdorin fare kompjuterët derisa janë në shkollë, ose e përdorin atë që ka ngelë funksionale nga pajisjet e blera me projektin “Kompjuter për çdo fëmijë”.

Në mungesë të pajisjeve për realizim të orëve për kompjuter dhe për realizim të orëve të informatikës, shumë shkolla i përmbahen politikës “sjellë pajisjen tënde” (bring your own device), ashtu që fëmijët sjellin nga shtëpia laptop, smartphone ose tablet.

Siç deklaroi Tome Spirovski, drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit, vetëm një e treta e kompjuterëve janë të rregullt dhe përdoren gjatë mësimdhënies, sepse të tjerët ose janë shumë të dëmtuar ose janë krejtësisht jashtë funksionit.

Kompjuter nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” u blenë në vitin 2007. Ky projekt u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme se nuk ishte e suksesshme dhe se ishte një projekt i pastrimit të parave.

Kurrë nuk u zbulua saktësisht se sa para i kushtoi shtetit ky projekt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button