Kosovë, qeveria i ka ndarë gjysmë milion euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Qeveria e Kosovës i ka ndarë Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton REL.

Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0.

Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai përmes rrjetit social Facebook tha se ndarja e këtyre mjeteve është si shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button