Këtë sezon përdorni pudër të lëngshme transparente

Këtë sezon, lëkura duhet të mbulohet me një cipë transparente të mëndafshtë që mbahet deri sa të shkoni të flini.

Ndoshta do të mendoni se kjo është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, por sekreti i vetëm qëndron në përzgjedhjen e pudrës se lëngshme. Ky duhet të jetë i çelët dhe i ndritshëm me përbërje absorbuese të lartë. Harroni grimin që jep efektin ‘maskë’ që jep mbulesë të tepërt; pudra e lëngshme e zgjedhur me kujdes duhet të rrëshqasë në lëkurë, duke krijuar efektin ‘gati aspak’.

Për ta aplikuar siç duhet, zgjidhni bazë të çelët, të tejdukshëm që sublimon lëkurën tuaj natyrshëm. Aplikoni në sasi të vogla në hundë, ballë dhe mjekër dhe shpërndajeni kah jashtë me maje të gishtërinjve derisa të përzihet plotësisht në lëkurën tuaj.

Pudrën tuaj te lëngshme aplikojeni duke përdorur shpuzë të vogël, duke pasur kujdes të veçantë për zonën-T (balli, hunda dhe mjekra) dhe imperfeksionet e vogla./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button