KE: Italia po rrëshqet në paqëndrueshmëri financiare

Komisioni Evropian mori hapin e parë drejt sanksionimit të Italisë, për shkak të buxhetit të saj kombëtar, shkruan REL.

Në muajin tetor, trupi ekzekutiv i BE-së e refuzoi projekt-buxhetin e Italisë dhe i kërkojë të bëjë ndryshime.

Italia, megjithatë, tha se do t’iu përmbahet planeve të saj për shpenzime më të mëdha.

Të mërkurën, Komisioni tha se procedurat formale, që mund të sjellin sanksione financiare, janë “autorizuar”.

“Me atë që Qeveria italiane ka vënë në tryezë, ne shohim rrezik që ky vend të rrëshqasë në paqëndrueshmëri”, tha nënpresidenti i Komisionit, Valdis Dombrovskis.

Ai tha se masat disiplinore të BE-së, të njohura si procedurë e deficitit të tepruar, “janë tani të përshtatshme”.

Qeverisë së Italisë, të drejtuar nga populistët, i është kërkuar nga Komisioni që të rishikojë buxhetin e saj, për shkak të nivelit të lartë të borxhit kombëtar, që zyrtarët e Eurozonës druajnë se mund të shkaktojë paqëndrueshmëri për të gjithë bllokun.

Por, Qeveria e Romës nuk bëri ndryshime të konsiderueshme, duke e përplasur vendin me Brukselin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button