Nesër do të realizohet shëtitje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit me rastin e Ditës së Alfabetit

Nesër, me filim në ora 14:00, si pjesë e ngjarjeve që kanë të bëjnë me manifestimin e Ditës së alfabetit shqip dhe 550 vjetorit të ekzistimit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, do të realizohet shëtitje në Çarshinë e Vjetër në Shkup, në të cilën do të marrin pjesë kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryteari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilët do të jenë të kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryterai i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Shëtitja në Çarshi do të përfundojë para mozaikut (muralit) te Sheshi Skenderbeu, ku është paraparë foto-sesion, vendosje e luleve para përmendores së Skënderbeut, si dhe deklarata për mediat me rastin e Ditës së Alfabetit shqip dhe 550 Vjetorit të ekzistimit të Skenderbeut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button