Rasti Khashoggi: Senati kërkon përgjigje, Trump mbron aleancën

Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu kërkua të gjejë nëse princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka luajtur rol në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, shkruan REL.

Udhëheqësit republikanë dhe demokratë të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë i dërguan një letër presidentit duke kërkuar një hetim të dytë.

Trump i mbrojti lidhjet e SHBA-së me Arabinë Saudite pavarësisht dënimit ndërkombëtar të vrasjes.

Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button