Sijarto: Gruevski në mënyrë ligjore ka kaluar në tre kufij, diplomatët tanë nuk e kanë kidnapuar

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, e ka pasur patjetër të kalojë nëpër tre kufij që të arrijë në Hungari dhe në të tre rastet e ka bërë plotësisht në pajtueshmëri me rregullativat, ka porositur ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto në konferencë për shtyp, sot në Budapest, njofton Portalb.mk.

Ai tha se Ministria e tij assesi nuk është e lidhur me rastin, duke e pasur parasysh se trupi që e ka ndarë azilin e Gruevskit nuk është nën kontroll të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë.

“ish kryeministri i Maqedonisë i ka treguar qëndrimet e tij në dokumente në tre rastet dhe ata kanë qenë në mënyrë përkatëse të kontrolluara nga autoritetet”, tha Sijarto, duke mohuar se diplomatët hungarez janë të përzier në çfarëdo plani për “kidnapimin ose arratisjen”.

“Ata për herë të parë e kanë parë Gruevskin në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë dhe atëherë për herë të parë kanë dëgjuar për kërkesën e tij për azil”, tha shefi i diplomacisë hungareze, duke theksuar se nuk është i njohur me ndonjë marrëveshje të fshehtë në lidhje me këtë rast.

“Dialogu me Maqedoninë, në lidhje me këtë çështje rrjedh”, tha Sijarto, duke theksuar se është në kontakt me kolegun e tij të Maqedonisë ndërkaq gjithashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pinter Shandor është në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Oliver Spasovski.

Sijarto theksoi gjithashtu se edhe paraprakisht edhe ish anëtarë të qeverive kanë kërkuar dhe kanë fituar azil.

Ndryshe, dje Gruevski nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button