Dimitrov: Është paradoks dhe ironi që një shtet anëtar i BE-së t’i ofrojë ndihmë një të dënuari

Ironi dhe paradoks është që një vend anëtar i Bashkimit Evropian t’i jep mbrojtje një të dënuari, kështu tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e sotme për media me kolegun e tij nga Danimarka, Andres Samuellson, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se Maqedonia do të insistojë në sundimin e së drejtës dhe do t’i merr parasysh të gjitha interesat nacionale duke përfshirë edhe interesin për marrëdhënie të mira me Hungarinë.

“Mendoj se në fjalorë, rasti për Gruevskin mund të zhvillohet nën ironi dhe paradoks, sepse bëhet fjalë për njeri, nën sundimin e të cilit, Komisioni Evropian e llogariti Maqedoninë si shtet të harruar. Kemi përfundim nga Këshilli për Punë të Përgjithshme nga muaji qershor, ku kërkohet epilog gjyqësor dhe përgjegjësi për të dhënat për vepra penale që dalin nga bisedat e përgjuara, të përkrahura nga Këshilli evropian. Dhe tani Maqedonia si vend kandidat bën gjithçka që në shtet të sundojë drejtësia. Dhe me të vërtetë është ironi dhe paradoksale që njeriu që ka aktvendim, i dënuar i cili akuzohet edhe në katër lëndë të tjera, të gjejë mbështetje dhe të marrë azil në vend anëtar të BE-së. Ky është problem për Maqedoninë, megjithatë edhe problem edhe për besueshmërinë e parimit të sundimit të së drejtës në BE”, tha Dimitrov.

Ai paralajmëroi se me kolegun e tij hungarez, Peter Sijarto do të takohet në margjinat e mbledhjes ministrore  të NATO-s më 4 dhe 5 dhjetor, ku hapur do të diskutohet për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button