Qeveria vendosi për modelin e funksionimit, DSK-ja do të ndahet nga MPB-ja

Në seancën e 104 të Qeverisë së Maqedonisë është miratuar propozim – modeli i dytë i funksionimit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim me të cilin parashihet ndarje të DSK-së nga MPB-ja dhe shndërrimin në organ të pavarur, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë Maqedonisë, Mile Boshnjakovski

“Modeli që ka kaluar dje në Qeveri është që të formohet institucion i veçantë, dhe që do të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ky model më së shumti është parë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu bëhet parandalim për keqpërdorim eventual të shërbimeve të sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Siç shkruan në kumtesën e Qeverisë, pas miratimit të propozim – modelit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është e obliguar që t’i koordinojë aktivitetet për realizimin e reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit.

Modeli i dytë: DSK të ndahen nga MPB-ja – organ i pavarur

Ky model mund të arrihet me zgjidhje ligjore, duke sjellë pavarësi në rregullimin e kompetencave për sistematizim të vendeve të punës, në menaxhimin me resurset njerëzore, me zbatim të tërësishëm të ciklit kundërzbulues, me krijim të politikës transparente dhe ngritjen e besimit të opinionit. Do të mundësonte edhe veprim parandalues tërë keqpërdorim të autorizimit policor.

Mangësia e këtij modeli, sipas përfaqësueses së grupit punues për zgjedhjen e modelit të ri funksionues të DSK-së, Daniella Gjorshoska që e deklaroi më 8 nëntor para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend, qëndron te mundësia për vënien e kontakteve të serishme me organe dhe drejtori të tjera të shtetit. Ky model është evidentuar në 11 shtete.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Pas miratimit të propozim – modelit edhe nga Qeveria e Maqedonisë, do të vijojë debati publik prej ekspertësh me të cilin do të shqyrtohen mundësitë për realizim dhe adaptim të modelit me sitemin e Maqedonisë.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për modelin deklaroi se me zgjedhjen e modelit parashihet mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe ai duhet të jetë i duhuri.

“Mbrojtja e sigurisë kombëtare permës modelit i cili do të jetë i duhuri për Maqedoninë, jo model i kopjuar por ku do të shfrytëzojmë praktikat kyçe”, tha Spasovski më 8 nëntor në Komisionin Kuvendor.

LEXO: Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë
LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Reformat në sistemin e shërbimeve të sigurisë në pesë hapa:

Hapi i parë: Formimi dhe nisja me punë e Agjencisë Teknike Operative (ATO),
Hapi i dytë: Zgjedhja e modelit funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK),
Hapi i tretë: Formimi i trupit formal të pavarur që do të mundësojë koordinim dhe menaxhim formal ndërmjet institucioneve të sistemit të shërbimeve të sigurisë,
Hapi i katërt: Diskutim i segmenteve të ndryshme të sistemit të shërbimeve të sigurisë – roli i presidentit të shtetit dhe
Hapi i pestë: Miratimi i ligjit për shoqërinë e zbulimit dhe sigurisë nëpërmjet të cilit do të definohet mandati i çdo individi (vendim i Qeverisë së Maqedonisë).

Për momentin, procesi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është në fazën e dytë – përzgjedhjen e modelit të DSK-së i cili është në fazën e debatit publik që parashihet të përfundojë deri në muajin shkurt – kur do të vendoset baza e reformës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button