EcoGuerilla: Si u ul çmimi i filtrave për Jugohromin nga 12 në 1.5 milionë euro?

Lëvizja Eco Guerilla lajmin që Qeveria do të ndajë 1,5 milion euro për instalimin e filtrave të Jugohromit e vlerëson si manipulim të radhës me opinionin. Dyshimet e tyre janë serioze janë për shkak se më herët thuhej që instalimi i sistemit filtrues kushton 12 milion euro dhe duhet kohë minimum 2 vjet për instalimin e tyre.

“Jugohromi ka qenë i mbyllur dhe jotransparent për mediat që të tregojë se çka është bë deri më sot. Është e paqartë se si u ul çmimi i filtrave nga 12 milion euro në 1,5-2 milion euro dhe vendosja do bëhet për 4-5 muaj për të prodhim me kapacitet prej 55%.

Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor.

Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur.

Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë vetëm respektimin e Kushtetutës dhe rregullave ligjore. Ashtu siç dihet, në Maqedoni institucionet shpesh janë vënë mbi ligjin. Qeveria nuk duhet të shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.” ka reaguar kjo OJQ.

Ndërkaq drejtori i fabrikës “Jugohrom”, Vasko Skenderovski, lidhur me reagimin e Lëvizjes Eco Guerllia, thotë se është keqkuptuar deklarata e tij. Ai shpjegon se me mjetet që do të ndahen nga Qeveria, do të vendosen filtra vetëm në dy furra të fabrikës, ndërkaq po që se do të bëhej vendosja e filtrave në të gjithë objektin ajo do të kushtoj 12 milion euro.

“12 milion euro do të kushtonte nëse do të vendosen filtra në të gjithë fabrikën, domethënë ne momentalisht po vendosim filtra në furrën 7 dhe 8, ndërkaq ky projekt kushton 4 milion euro, prej të cilave deri më tani më shumë se 2 milion euro i kemi investuar nga parat tona, kurse gjysmë milioni euro do ti marrim nga qeveria, dhe mbetet më pas që ne të investojmë dhe 500-600 milion euro”, tha Skenderoski për Portalb.mk.

Ai gjithashtu njoftoi se deri në vendosjen e plotë të filtrave në fabrikë, do të punojnë vetëm dy furrat e frabrikës të cila kanë filtra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button