Komenti dhe lajmi nuk janë e njëjta gjë

Burimi: KriThink

Ç’është komenti? Kohët e fundit, në disa ueb-faqe në Maqedoni mund të hasen artikuj që plasohen si lajm, e në fakt janë komente, të cilat zakonisht nuk kanë autor.

Shkruan: Аna Anastasovska

Kufiri ndërmjet lajmit dhe komentit gjithnjë e më shumë po humbet, sidomos kur bëhet fjalë për artikujt që publikohen në disa portale, të cilat, për ta mbrojtur një parti politike apo një person, në vend të lajmit, lexuesve të tyre u ofrojnë koment, gjegjësisht këndvështrim të vetin të situatës. Por artikujt e tillë komentues nuk janë të nënshkruara (nuk kanë autor) dhe ato nuk janë as lajme e as koment, por propagandë e pastër.

KOMENTI PËR DALLIM NGA LAJMI ËSHTË FORMË MË E NDËRLIKUAR GAZETARESKE

Në teorinë e gazetarisë, zhanret e gazetarisë ndahen në: faktografike, analitike dhe beletristike. Komenti bën pjesë në grupin e zhanreve analitike. Komenti, për dallim nga lajmi është formë më e ndërlikaur gazetareske dhe kërkon, përveç njohuri për zhvillimet e ngjarjeve, edhe njohje të mirë të dukurive shoqërore që i kanë shkaktuar ato. Komenti është zhanr gazetaresk në të cilin gazetarët kanë për detyrë ta paraqesin qëndrimin e tyre ose qëndrimin e redaksisë në të cilën punojnë për ndonjë dukuri ose zhvillim shoqëror.

Ka dy lloje komentesh

Koment ihyrës ose i redaksisë është tekst, ndonjëherë i nënshkruar me emrin e autorit, mirëpo shpeshherë edhe i panënshkruar, që e shpreh pikëpamjen individuale të ndonjë redaktori ose mendimin e grupit të redaktorve për ndonjë zhvillim shoqëror (Për shembull, gazeta “Slloboden peçat” e ka “Goditjen e lirë”, ndërsa gazeta që tashmë nuk del, “Vreme”, e kishte “Poentën”).

Kolumna ose komenti i autorit është tekst në të cilin autori është identifikuar në mënyrë të qartë dhe të cilin autori e publikon rregullisht me nëntitullin e njëjtë. Për shembull, një koment i tillë i autorit është “Rafali” (Breshëria) e Xhabir Derallës nga shoqata Civil.

Te kolumna ose komentit i autorit, dominon qëndrimi personal

Te kolumnat dominon qëndrimi personal, këndvështrimi personal i dukurive ose i ngjarjeve. Çdo kolumnist e ndërton stilin e tij me të cilin do të njihet. Kolumna e ndonjë autori ka edhe elemente të pandryshueshme, siç është publikimi në ditë të caktuar, mbititulli i pandryshueshëm, emri dhe fotografia e autorit, vendi i pandryshueshëm në gazetë. Kolumna publikohet në mënyrë integrale, pa ndërhyrje editoriale.

Komenti shkruhet pasi të publikohet lajmi 

Komenti shkruhet pasi të ndodhë diçka. Parashikimet se diçka do të ndodhë nuk janë baza më e mirë për të shkruar koment në media. Lajmi duhet të jetë i rëndësishëm për t’u komentuar. Si rregull, së pari lajmi duhet të publikohet në tërësi, dhe vetëm pas kësaj të komentohet.

Gazetari që shkruan koment për ndonjë lajm, duhet të jetë objektiv. Megjithëse komenti e pasqyron qëndrimin e tij personal, nuk do të thotë se ai nuk duhet të jetë një pasqyrë objektive e ngjarjeve. Zakonisht komenti në gazeta është relativisht i shkurtër, deri në 84 rreshta, ndërsa në mediat elektronike deri në 2 minuta.

Llojet e komenteve

Dallojmë komente polemike, analitike dhe humoristike.

Komenti polemik në fillim të tij merr qëndrim të kundërt dhe e mbron atë me argumentim deri në fund, mirëpo në përfundimin e komentit plotësisht e kundërshton tezën iniciale.

Komentuesi analitik e zbërthen në segmente tezën që është paraqitur në krye të komentit dhe i citon argumentet për dhe kundër, e zbardh problemin nga disa anë, kërkon arsye, i citon pasojat.

Komenti humoristik, pas paqaritjes së plotë në mënyrë serioze, me ironi dhe me humor trajtohet teza dhe dëshmohet gjithçka e kundërt deri në absurd. Në këtë lloj komenti, gjëja më e rëndësishme është caktimi i kufirit të shijes së mirë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button