fbpx

Për prindëri stabile, në “Jane Sandaski” u hap shkolla e parë “Rosa” (FOTO)

Në Poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup është hapur edhe shkolla e parë “Rosa”, në të cilën do të jepen shërbime edukative dhe arsimore për personat që për herë të parë do të bëhen apo janë bërë prindër, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i “Pivara Skopje”, Vlladimir Kasier

Siç njoftoi drejtori gjeneral i “Pivara Skopje” (Birraria e Shkupit), Vlladimir Kosier, qëllimi i shkollave “Rosa” është që të edukohet dhe trajtohet prindërit se si më mirë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që vijnë pas marrjes së rolit të prindërit.

“Qëllimi është që ky projekt të ketë jetëgjatësi dhe të vazhdojë të jetojë edhe vitet e ardhshme, me qëllim që të mundësojmë individëve në tërë Maqedoninë të ketë prindëri stabile”, tha Kosier.

Ministria e Shëndetësisë do ta ketë për detyrë të sigurojë kuadrin profesional që do të ofrojnë shërbime në këto shkolla.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

“Në këtë projekt hymë me partneritet ku Ministria do të ofrojë ndihmë prej ekspertësh dhe kuadrin profesional nga mjekë specializant që do të punojnë në tre shkollat”, tha Filipçe.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Zllate Memedoviq

Ndërkaq drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Zllate Mehmedoviq njoftoi për përbërjen e kuadrit profesional dhe apeloi që të rinjtë të vizitojnë shkollën “Rosa” në Shkup.

“Në shkollat Rosa do të sigurohet ekip i përbërë nga pediatër, gjinekolog, akusher dhe motrës medicinale”, tha Memedoviq.

Hapja e shkollës realizohet në kuadër të projektit të “Pivara Skopje” (Biraria e Shkupit) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq u paralajmërua edhe hapja e dy shkollave të njëjta, në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar dhe në Spitalin Klinik në Manastir.

Shkolla prindërore “Rosa” në Poliklinikën “Jane Sandaski”, FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Shkolla prindërore “Rosa” në Poliklinikën “Jane Sandaski”, FOTO: Ministria e Shëndetësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button