Qeveria dha leje t’i jepet kredi kompanisë “Jugohrom” për vendosjen e filtrave

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme e detyroi Bankën e Maqedonisë për përkrahje dhe Zhvillim të bëjë marrëveshje për kredit me Shoqërinë për Prodhimtari, Tregti dhe Shërbime SHPK Jugohrom dhe t’i japë nga Fondi i veçantë kreditor një shumë prej 92.242.500 denarëve për ndërtimin e stacionit filtrues për mbrojtje nga ndotja, transmeton Portalb.mk.

Siç njofton zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, afati për vendosjen e filtrave do të parashihet në momentin kur do të nënshkruhet marrëveshja, megjithatë ai thotë se Jugohrom, nuk do të mund të fillojë me punë deri sa ti vendosë filtrat.

Jugohrom krejtësisht ka ndalur procesin më 2 nëntor të vitit 2016, me çka rreth 800 të punësuar ngelën pa punë. Udhëheqësia e Kombinatit vendosi të zbatojë vendim të Inspektoratit për mjedis jetësor për mbyllje të fabrikës për shkak të mosrespektimit të afatit përfundimtar për ndërtim të stacionit të filtrave, që skadoi më 30 tetor 2016.

Zëvendësi i kryeministrit, përgjegjës për çështje ekonomike, Koço Angjushev në korrik të këtij viti tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë – “Jugohrom” nuk mund të rifillojë me punë nëse nuk i plotëson standardet ekologjike. Ai atëherë shtoi se “Jugohrom” është duke i instaluar filtrat dhe i tërë procesi duhet të përfundojë deri në tetor-nëntor të këtij viti, por nga shkaku i mospasjes së mjeteve procesi vonoi dhe tani me këtë kredit do të mundësohet vendosja e filtrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button