RMD: Të shkarkohet përbërja e Komisionit i cili ka konfirmuar diskriminim ndaj Gruevskit

Me konfirmimin e diskriminimit nda Nikolla Gruevskit, Komisioni për Mbrojtje të Diskriminimit tregoi punë selektive dhe joprofesionale, kështu konsideron Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi (RMD), transmeton Portalb.mk.

Përmes një njoftimi për media, anëtarët e Rrjetit thonë se me mendimin e fundit të Komisionit për rastin e Gruevskit, plotësisht vihet në pyetje besueshmëria për kryerjen e mandatit në këtë institucion.

Ata apelojnë që Kuvendi urgjentisht ta veprojë drejt miratimit të ligjit të ri për parandalimin e mbrojtjes nga diskriminimi, në bazë të së cilit do të shkarkohet përbërja aktuale e Komisionit në përputhje me kriteret përforcuara për zgjedhje dhe kompetenca më të gjera për parandalimin e mbrojtjes nga diskriminimi.

“Komisioni jo vetëm që ka konfirmuar diskriminim pa e arsyetuar bazën e diskriminimit dhe e ka caktuar seancën jashtë praktikës së vendosur, këtu i jepet përparësi ankesës së ish-kryeministrit para ankesave të tjera për të cilat afati ligjor prej tre muajsh ka skaduar. Konfirmimi i diskriminimit në rastin e ish-kryeministrit është edhe një tregues për joprofesionalitetin e Komisionit, anëtarë të së cilës dukshëm e keqpërdorin funksionin e tyre për të konfirmuar diskriminim ndaj njerëzve të tyre me mendime të ngjashme politike në të cilat dukshëm nuk ka diskriminim”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button