Është ngritur padi penale për tre persona nga Tetova për 13 vepra penale

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka ngritur padi penale kundër A.Z. (17) nga fshati Ozormishte, L.Ç. (15) dhe B.M.(16), të dy nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimit për 13 vepra penale të bëra, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej 29.06.2018 deri më 04.09.2018, të denoncuarit me mjete kanë hyrë në objektet fetare, shtëpi, klube të futbollit dhe objekte tjera në Tetovë dhe kanë marrë para, telefona mobil, pajisje sportive, akumulatorë, makinë për larjen e veturave dhe drurë për dekorim, gjithçka që kanë marrë është pasuri joligjore me vlerë prej rreth 229.600 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button