Eurodeputetët me porosi: KE të vlerësojë nëse azili i Gruevskit i thyen ligjet

Deputetët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein paralajmërojnë se dhënia e azilit për Nikolla Gruevskin mund të ketë pasoja serioze për rajonin.

“Ligjet e azilit janë të dizajnuara për të mbrojtur njerëzit që ikin nga lufta dhe persekutimi, por qeveria hungareze i përdor ato për të mbrojtur një aleat politik nga pasojat e veprimeve të tij. Azili është përgjegjësi e Komisionit Evropian, duhet të hetojë rastin dhe të vlerësojë nëse janë bërë shkelje”, thanë deputetët.

Deputetët e quajnë atë “ironi të hidhur”, meqenëse qeveria e Orbanit demonizon azil kërkues për vite me radhë.

Një ish-kryeministër i Maqedonisë i cili thuhet se arriti në Hungari duke përdorur dokumente ilegale dhe ka një dënim me burg në vendin e tij është i mirëpritur me krahë të hapura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button