Turmp ka mbrojtur lidhjet me A.Saudite pavarësisht vrasjes së Khashoggit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur fuqishëm lidhjet me Arabinë Saudite, pavarësisht dënimit ndërkombëtar të sauditëve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton REL.

Mbretëria është “partnere e palëkundshme” që është pajtuar për të investuar “shumë rekorde të të hollave” në Shtetet e Bashkuara, ka thënë Trump në një deklaratë.

Presidenti amerikan ka pranuar se princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman “mund të ketë pasur njohuri” për vrasjen e Khashoggit.

“Në çfarëdo rasti, marrëdhënia jonë është me Mbretërinë e Arabisë Saudite”, ka shtuar ai.

Khashoggi është vrarë më 2 tetor gjatë një vizite në konsullatën saudite në Stamboll.

Arabia Sudite ka fajësuar disa agjentë për vrasjen e gazetarit, mirëpo ka mohuar pretendimet se princi i kurorës ka pasur njohuri për operacionin.

Pavarësisht kësaj, CIA ka raportuar se beson që pikërisht princi ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit, deklarata që bien në kundërshtim me pikëpamjet e Trumpit.

Në një intervistë të dielën për Fox News, presidenti amerikan ka thënë se ka refuzuar të dëgjojë audio incizimet e vrasjes së Khashoggit të ofruara nga Turqia, duke thënë se ato janë “incizime të dhimbshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button