Është paraburgosur ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, është dërguar në Burgun e Shutkës

Ish drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve në lidhje me rastin “Target-Fortesa” dhe është dërguar në burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

Masa e paraburgimit  Miajllkovit iu shqiptua me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për shkak të rrezikut për arratisje.

“Duke vepruar për propozimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) është shqiptuar masë paraburgimi për S.M., i përfshirë në lëndën “Target/Fortesa”, gjykatësi që vepron për këtë lëndë pas vlerësimit të fakteve dhe provave ka miratuar vendim për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të dyshimit nga paragrafi 470 paragrafi 1, pika 1 nga Kodi Penal (rrezikim nga arratisja, shkrim i redaksisë). Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë që të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Mijallkov është arrestuar në hotelin ku është ai bashkëpronar “Meriot”. Në dokumentet personale të Mijallkovit, ky hotel është shkruar si vendbanim i tij.

Paraprakisht u arrestuan edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhje Mile Janakieski dhe ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski. Edhe ata njëjtë janë arrestuar pasi që PSP ka pasur njohuri se planifikojnë të arratisen.

Arrestimet vijnë pasi që ish kryeministri, Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në Hungari për të kërkuar azil politik, me qëllim që t’i ikë vuajtjes së dënimin me burg prej dy vjetësh për rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button