Aleanca për Shqiptarët e kritikoi propozim-buxhetin për vitin 2019

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencë për shtyp ka reaguar ndaj propozim-buxhetit të ri për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, buxheti është ambicion, por nuk mund të bëhet fjalë për konsolidim fiskal, për shkak të projektimit të deficitit buxhetor për 500 milionë denarë më të vogël se i vitit të kaluar ndërkohe nuk kemi zvogëlim të deficitit buxhetor.

“Buxheti ambicioz = 3.7 miliard euro (210,484 miliardë denar), rritje për 9.5 % të të ardhurave buxhetore. Nuk mund të bisedohet për konsolidim fiskal vetëm për shkak të projektimit të deficitit buxhetor për 500 milionë denarë më të vogël se i vitit të kaluar ndërkohe nuk kemi zvogëlim të deficitit buxhetor, kemi projektim më të vogël të deficitit, deficit është rrjedhë, mund të rritet brenda vitit) ndërkohe që planifikohet rritje e borxhit publik nga 48,2 % ne 54 % te BVP-së. Nuk mundet të bisedohet për konsolidim fiskal kur kemi rritje te shpenzimeve rrjedhëse (5,4%). Konsolidimi fiskal duhet te jetë në funksion të rritjes së produktivitetit të buxhetit me anë të përmirësimit në strukturën e tij në favor të shpenzimeve kapitale. Në këtë rast mungon një veprim i tillë, përkundrazi kemi përkeqësim”, deklaroi Aziri.

Sipas tyre, buxheti është jo-transparent, ndërkaq të dhënat paraqiten në mënyrë sintetike dhe jo analitike, dedikimin e saktë të shfrytëzuesve buxhetor, sipas tyre, veçanërisht te pjesa zhvillimore e buxhetit.

Aleanca ankohet gjithashtu se vazhdon avazi i vjetër i shpërndarjes jo të drejtë të buxhetit. Gjegjësisht, sipas tyre, me buxhetin e ri gjithashtu po bëhet diskriminim ndaj shqiptarëve.

“Blok dotacionet—komunat shqiptare të numërohen, nuk ka informacione për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme, por e dimë që shkolla Bllacë, shkolla Butel, gjimnazi Kumanovë nuk do të ndërtohet. Standardi studentor (12 milionë euro shkon te maqedonasit)”, thotë Aziri.

LEXO: Buxheti 2019, ja ku do të harxhohen paratë e qytetarëve të Maqedonisë (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button