Raporti i Prokurorisë 2017: 7.993 akuza, në 90% të rasteve aktgjykimet janë dënuese

Raporti vjetor i Prokurorisë publike për vitin 2017 është dërguar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  Duke i krahasuar të dhënat statistikore për punën me lëndë të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë, prokurorive të larta publike, prokurorive themelore publike dhe të Prokurorisë Themelor publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund të konstatohet se në vitin raportues 2017 në shumtën e lëndëve është vepruar me përpikëri dhe profesionalizëm, thuhet në raport, njofton Portalb.mk.

Vitin e kaluar është janë ngritur procedura kundër gjithsej 28.753 personave, që në krahasim me vitin e kaluar 2016, kur ka pasur 29.093 persona, paraqet dallim prej 340 persona ose 1,16% më pak.

Numri i kallëzimeve penale të reja që janë parashtruar kundër 17.402 personave në moshë madhore gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin e kaluar 2016, kur ka pasur gjithsej 18.796 persona të denoncuar, që donë të thotë se në periudhën raportuese ka ulje për 1.392 persona ose 7,4%.

Në lidhje me veprat penale të kryera nga fëmijë, gjatë vitit 2017 ka 1.074 fëmijë të denoncuar, që në krahasim me vitin paraprak 2016, kur ka pasur gjithsej 1.186 fëmijë, paraqet ulje për 112 apo 9,4%.

Ndaj kryerësve të panjohur në periudhën raportuese ka gjithsej 10.277 persona të denoncuar, derisa në vitin paraprak 2016 ka pasur 9.111 persona, që nënkupton rritje për 1.166 persona apo për 12,7%.

Gjatë vitit raportues 2017, prokuroritë themelore publike kanë zgjidhur kallëzime kundër 16.698 persona apo 56%, kurse për përpunim kanë mbetur kallëzime penale kundër 12.939 apo 44%, sipas të cilave ndërmerren veprime për grumbullim të të dhënave në lidhje me kallëzimin penal.

Miratimi i aktgjykimit në bazë të marrëveshjes së prokurorit publik dhe të dyshuarit në vitin raportues 2017 është aplikuar në 327 raste, ashtu që shënohet rënie për 131 marrëveshje të arritura krahasuar me vitin 2016, kur ka pasur 458 marrëveshje të këtilla.

“Të dhënat nga raporti flasin se prokuroritë publike, pavarësisht problemeve me të cilat janë ballafaquar gjatë vitit 2017, kanë arritur të mbajnë menaxhimin me fluksin e kallëzimeve penale. Në atë mënyrë edhe këtë vit raportues janë zgjidhur 56% nga numri i përgjithshëm i kallëzimeve. Nga përqindja e përgjithshme e kallëzimeve të cilat gjatë vitit 2017 kanë mbetur për përpunim tek prokurorët publikë dhe organet tjera shtetëror janë 44%, numri më i madh i lëndëve janë evidentuar në Qarkun e Prokurorisë së lartë publike Gostivar dhe Prokurorinë e lartë publike Shkup”, thuhet në raport.

Në aspekt të këtyre kallëzimeve penale, shtojnë nga Prokuroria, është e domosdoshme të theksohet se edhe në numrin më të madh të rasteve bëhet fjalë për kallëzime të parashtruara nga persona të dëmtuar fizik dhe juridik, pa argumente dhe pa bazë të mjaftueshme për dyshim për t’u ngritur procedurë pranë gjyqit, që në anën tjetër drejtpërsëdrejti ndikon në zbatimin e institutit grumbullim të informatave të nevojshme, qoftë drejtpërdrejtë nga prokurorët publikë apo nëpërmjet Ministrisë së punëve të brendshme dhe organeve tjera.

Cilësia e punës së prokurorisë publike vërehet edhe në aspekt të vendimeve të prokurorisë publike, me ç’rast prej 7.993 akuzave, nga ana e gjyqeve janë miratuar aktgjykime dënuese në gjithsej 7386 ose 90% të rasteve, ndërkaq në këtë numër nuk bëjnë pjesë 327 marrëveshje të arritura gjatë procedurës hetimore, në procedurë të shkurtuar dhe marrëveshje pas ngritjes së aktakuzës.

Edhe përkrah bindjes së publikut, shtohet më tej në raport se prokuroria publike shumë shpesh e aplikon masën paraburgim si masë për të siguruar prani të personave dhe për zbatim të papenguar të procedurës penale, të dhënat tregojnë se në vitin raportues 2017 kjo masë është përdorur në 1,5% të rasteve ose nga gjithsej 28.753 persona të sapo denoncuar, masë paraburgim është shqiptuar vetëm ndaj 451 personave.

Është me rëndësi të theksohet se edhe në vitin 2017 janë përdorur institutet nga neni 43 dhe neni 44 të KPP dhe nënshkrim të propozim-marrëveshjeve ndërmjet prokurorëve publikë dhe të dyshuarve. Përfitimet nga aplikimi i marrëveshjes dhe zbatimi i dispozitave nga neni 43 dhe neni 44 të KPP, janë shpenzime të zvogëluara për procedurë penale dhe efektive dhe procedurë efikase penale me kohëzgjatje të shkurtë, e vërtetojnë arsyeshmërinë e angazhimit të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë që në të ardhmen numër gjithnjë më i madh i lëndëve të zgjidhen në këtë mënyrë.

Gjithashtu është me rëndësi të përmendet se në 11,2% të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura janë parashtruar urdhra për dënim, me çka sigurohet përshpejtim i procedurës, shkurtim i kohëzgjatjes së saj dhe rritje të efikasitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button