Apple bën dallimin mes iPhone X dhe iPhone XS

Çdo vit në stinën e vjeshtës, kompania më e madhe e telefonave të menqur “Apple” prezanton iPhone-t e rinjë. Përdoruesit e iPhone gjithmonë pyesin veten se a duhet ta marrin një të ri?, shkruan BusinessInsider.

Ky vit për kompaninë ishte viti i “S-ve” . Pyetja është: Ju keni një iphone X, i cili është vetëm një vit i vjetër, a ke nevojë për një të ri?. Ose nëse nuk doni të shpenzoni shumë, ju mendoni të bleni një të vitit të kaluar dhe jo atë XS, transmeton rtv21.tv.

Këtë vit, dallimet mes iPhone X dhe iPhone XS janë shumë të vogla, por janë disa përparsi që XS i  ka në krahasim me atë të parin. iPhone X është prezantuar vetëm me dy ngjyra: silver (mes të bardhës dhe hirit) dhe e zezë.

Ndërsa=, iPhone XS përveç këtyre dy ngjyrave, ka edhe të artën. XS ka gjithashtu çipin e ri bionik A12, i cili i mundëson këtij të fundit të jetë më i shpejtë në përdorim në krahasim me X. Ai gjithashtu ka rezistencë ndaj ujit në thellësi dy metërshe për 30 minuta, që është një metër më shumë se iPhone X.

Që të dy kanë madhësinë e njëjtë, por kamera e XS është më e avancuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button