fbpx

‘Goal’ shkruan për ngritjen e jashtëzakonshme të Kosovës

Pasi që u bënë pjesë e familjes së FIFA-s vetëm në vitin 2016 dhe shumë nga talentet e futbollit kosovar nuk patën mundësi të luajnë për Kombëtaren e Kosovës pasi që e kishin nisur karrierën e tyre me ndonjë Kombëtare tjetër, suksesi i tyre varet nga ndeshja që zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”.
Vetëm dy lojtarë mbi moshën 26-vjeçare janë pjesë e skuadrës së Kosovës, ndërsa shtatë janë në moshën 21-vjeçare ose edhe më të rinj.

 

Kjo skuadër me potencial të madh e ka dëshmuar se mungesa e përvojës nuk është e mjaftueshme për t’ia ndaluar promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve, pasi që nuk është mposhtur në asnjërën nga pesë ndeshjet e zhvilluara.

Tani, “Dardanëve” u nevojitet vetëm një pikë nga takimi me Azerbajxhanin për t’u ngritur një shkallë më lartë në Ligën e Kombeve. Mesfushori kosovar i Brondbyt, Besar Halimi, ka thënë se ndeshja e sotshme kundër Azerbajxhanit është më e rëndësishmja në histori të vendit, transmeton Lajmi.net.

“Diçka e madhe mund të ndodh në Kosovë. Ne jemi shumë të emocionuar, njerëzit këtu janë duke u çmendur. Ndeshja kundër Azerbajxhanit do të jetë ndeshja më e rëndësishme në historinë tonë”, ka thënë Halimi“Natyrisht, një barazim është i mjaftueshëm, por të gjithë këtu presin një fitore dhe jam i sigurt se ne do ta mposhtim Azerbajxhanin nëse arrijmë ta përdorim potencialin në fushë, dhe pastaj ne do të festojmë”.

Këtë vetëbesim për ndeshjen kundër Azerbajxhanit Halimi e ndan me bashkëkombësin e tij ne Willem II, Donis Avdijaj, i cili është i kënaqur me përmirësimin që ka arritur Kosova, duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve.“Për shumë njerëz në Kosovë, futbolli do të thotë gjithçka. Kur ne fitojmë, ata ndihem jashtëzakonisht krenarë. Biletat për ndeshjen kundër Azerbajxhanit u shitën për 32 minuta.

Kishte aq shumë kërkesa sa ne lojtarët nuk arritëm të sigurojmë bileta as për familjet tona”, ka thënë Avdijaj.“Ne kemi shumë lojtarë të talentuar dhe besoj se skuadra jonë e ka potencialin për të arritur diçka të madhe në vitet e ardhshme. Ne duhet të vazhdojmë me hapa të vegjël, edhe pse po kalojmë shumë mirë në Ligën e Kombeve.

Jemi ende prapa për shumë gjëra dhe kemi një rrugë të gjatë për t’i arritur vendet e mëdha”.“Shumica e fushave janë shumë të këqija, nganjëherë duhet të vozisim dy orë larg për t’u stërvitur në kampin më të mirë në vend. Por, kur shkova atje për herë të parë, u trondita sepse edhe ai vend ishte i mjerueshëm”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button