Ministria e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në Hungari

Ministria e Drejtësisë  njofton se e ka dërguar kërkesën për ekstradim të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Hungarisë, transmeton Portalb.mk.

Kërkesa për ekstradim ka të bëjë me kryerjen e aktgjykimit fuqiplotë të shqiptuar në kohëzgjatje prej dy viteve dhe për zhvillimin e katër procedurave penale që janë duke u zhvilluar në gjykatë.

Në kërkesë është arsyetuar se asnjë nga veprat për të cilat Nikolla Gruevski është i dënuar ose që zhvillohen kundër tij nuk është vepër politike , gjegjësisht, këto vepra nuk janë parashikuar në Konventën Evropiane si vepra për të cilat mund të refuzohet ekstradimi.

Nga Ministria shtojnë se “të drejtat e Nikolla Gruevskit në çdo moment janë siguruar, duke përfshirë edhe të drejtën e mbrojtjes para organeve gjyqësore në pajtim me Konventën Evropiane për Mbrojtje të Drejtave dhe Lirive Themelore të  Njeriut. Gruevski është mbrojtur në liri dhe te asnjë nga procedurat nuk i është shqiptuar masa e paraburgimit. Ka pasur më shumë avokat të siguruar sipas zgjedhjes së tij me të cilët ka mundur të  komunikojë pa pengesë dhe i ka shfrytëzuar të gjitha të drejtat që i ka pasur në dispozicion në pajtim me ligjin për vepër penale. Lirisht themi se procedura gjyqësore me të cilën është sjellë aktvendimi dhe procedurat tjera që zhvillohen kundër Nikolla Gruevskit janë montuar nga OSBE, anëtare e të cilës është edhe Hungaria”.

Nga Ministria theksojnë se Gruevski ka pasur mundësi t’i shfrytëzojë të gjitha të drejtat si një i akuzuar apo i dënuar.

“Misioni i OSBE-së në Shkup më 28.8.2018 e ka publikuar raportin e parë për aktivitetet dhe lëndët në kompetencë të PSP-së dhe për asnjë lëndë nuk ka pasur vërejtje në pikëpamje të të drejtave të akuzuarve, as që mund të theksohet ndonjë dyshim se procedurat penale janë politike. Ky raport mund të shihet edhe në uebfaqen e OBE-së. Gjithashtu, është theksuar se Maqedonia është vend i sigurt dhe nuk ndodhet në asnjë konflikt të brendshëm ose ndërkombëtar që do ta vinte në rrezik jetën dhe integritetin e cilit do person. Nikolla Gruevski si ish-kryeministër i Maqedonisë ka pasur edhe sigurim personal nga gjashtë pjesëtarë të MPB. Gjithashtu, rikujtojmë se Gruevski në asnjë rast nuk ka denoncuar se jeta dhe integriteti i tij kanë qenë në rrezik”, thuhet në njoftim për media.

Republika e Maqedonisë kërkon që Gruevski të ekstradohet, duke pasur parasysh seriozitetin e veprave penale, kërkon që i njëjti të privohet nga liria dhe të paraburgoset, duke rikujtuar se për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Në kërkesë janë vendosur edhe dokumente nga Gjykata Themelore Shkupi 1, prokuroria Speciale Publike dhe Prokuroria Publike për ta plotësuar.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button