fbpx

Veriu i Mitrovicës feston për dështimin e hyrjes së Kosovës në Interpol

Pas konferencës së jashtëzakonshme në Beograd, të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të ministrit të Jashtëm të këtij vendi, Ivicia Daçiq, në rrugët pjesës veriore të Mitrovicës po festohet për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, njofton KoSSev. Sipas këtij portali në gjuhën serbe, kolona automobilash me flamuj të Serbisë dhe me sirena të lëshuara po parakalojnë rrugëve, si dikur që festonin fitoret sportive, fitoret zgjedhor, ndërsa sot pse Kosova dështoi në INTERPOL, transmeton Koha.net.

Një numër i madh i automjeteve me flamujt serbë dhe në zhurmën e sirenave lëvizi nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit dhe pas, duke u sjellë rreth monumentit të Llazarit në qendër të Mitrovicës, përshkruan KoSSev.

“Kosova në INTERPOL ‘mallo morgen’” (një shprehej e njohur nga goja e diktatorit famëkeq serb, Sllobodan Millosheviqit, që mund të përkthehet si “Në Hamam të Hyrës” – sqarim ynë) brohorisin nga kolona, që festojnë, siç thotë ky portal, fitoren, ndërsa po këtë mesazh e transmeton edhe Facebook “Kosovska Mitrovica”.

Kosova sot dështoi të bëhet anëtare e Interpolit.

“Është suksesi i një vendi të vogël, i vendosur e krenar”, kanë thënë presidenti dhe kryediplomati serb, rikujton KoSSev, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button