fbpx

Maqedoni, është mbajtur Akademia e parë e Ballkanit për debat

Javën e kaluar nga 13 deri më 18 nëntor në Shkup, nën organizim të Forumit Arsimor Rinor, është mbajtur Akademia e parë e Ballkanit për debat. Ky organizim u bë në bashkëpunim me katër qendra rajonale, në mesin e të cilave, Qendra për Komunikim të Hapur nga Serbia, Qendra për Dialog Kulturor nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për debat nga Kosova, si dhe Zyra rajonale për bashkëpunim me të rinjtë, njofton Portalb.mk.

Akademia e parë e Ballkanit për debat në Qytetin e Shkupit

Në këtë akademi kanë marrë pjesë gjithsej 37 nxënës të shkollave të mesme nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nxënësit kanë qenë pjesë e ligjëratave dhe punëtorive interaktive për debat dhe argumentim, të drejtat e njeriut, pjesëmarrje rinore, e kaluara dhe kultura. Në fund të akademisë u mbajt garë me debat, ku nxënësit përmes pjesëmarrjes në 30 debate garuan në mes vete.

 

Debati final i turneut është përmbyllur me garë në mes dy grupeve më të mira për debat. Temat  për të cilat debatuan nxënësit ishin: Kjo shtëpi beson se Qeveritë e Ballkanit duhet të zhvillojnë program të përbashkët arsimor dhe libra për histori.

Akademia e parë e Ballkanit për debat në Qytetin e Shkupit

Nga dy grupet që garuan në debatin final, grupi fitues u zgjodh, grupi i përbërë nga Simona Zlatanova nga Maqedonia, Mihailo Babiq nga Serbia, dhe Omer Muminoviq nga Bosnja dhe Hercegovina. Nëdrkaq, vendin e dytë e zunë grupi i përbërë nga Vijon Baraku nga Kosova. Elena Gosnjiq nga Serbia, dhe Dejana Markova nga Maqedonia.

Oratori më i mirë i turneut u zgjodh Mihajllo Babiq nga Serbia, në vendin e dytë u zgjodh Elena Gosnjiq nga Serbia ndërkaq në vendin e tretë Dejana Markova nga Maqedonia.

Përveç ushtrimeve dhe debatit, siç njoftojnë nga Forumi Arsimor Rinor, është shpallur dhe thirrje për nxënësit e shkollave të mesme nga vendi, që të dërgojnë ese lidhur me temat, “A e definon e kaluara jonë, të ardhëm tone? dhe “Përparimi fillon me dialog”. Në këtë thirrje janë paraqitur rreth 60 nxënës.

Ky proekt i realizuar nga FAR, është financuar nga Zyra rajonale për bashkëpunim me të rinjtë, kurse organizimin e ngjarjes e kanë ndihmuan Berinster, Gjimnazi Josip Broz Tito si dhe Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button