Ministrja Shekerinska në mesin e ushtarëve të ARM-së në Afganistan: Ju jeni ambasadorët tanë

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot ndodhet në Kabul, Afganistan, për vizitë te pjesëtarët e kontingjentit maqedonas në misionin e Aleancës së NATO-s për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë për Forcat e Armatosura Afgane, „Mbështetje e Vendosur”.

Kjo është vizitë e parë e nji ministri të Mbrojtjes te kointingjenti maqedonas në Afganistan nga viti 2013.

Shekerinska në mëngjes në Kabul u takua me kontingjentin maqedonas i cili është pjesë e Komandës për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë (KTKA) si dhe me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar të Republikës së Maqedonisë, kolonelin Kenan Rahiq. Në takim pjesëtarët e kontingjentit maqedonas prezantuan para ministres aktivitetet e tyre në Afganistan, ndërsa ajo i falënderoi paqeruajtësit maqedonas për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në detyrë me çka si pjesëtarë të ARM-së janë paraqitur si një partner i përkushtuar dhe i aftë i aleatëve të NATO-s dhe si ambasadorë të cilët në masë të madhe ndihmojnë vendin e tyre të bëhet vendi i 30-të anëtar i barabartë i Aleancës.

Ministrja në Kabul u takua edhe me Komandantin e KTKA-së, general brigade Jashar Dilber, ndërsa përmes lidhjes me video-konferencë bisedoi edhe me komandantin e Komandës për Trajnime, Këshillim dhe Asistencë – Veri, gjeneral brigade i Gjermanisë Gerhard Ernst Peter Klafus. Ministrja u falënderua për mbështetjen për paqeruajtësit maqedonas, ndërsa gjeneralët shprehën mirënjohje për profesionalizmin dhe aftësitë e pjesëtarëve të ARM-së në kryerjen e detyrave, qëllimi kryesor it ë cilëve janë trajnimet dhe asistenca për forcat afgane. Shekerinska pati takim edhe me general brigade Husein Kanbur, komandant i aeroportit ndërkombëtar në Kabul, „Hamid Karzai”.

Gjatë ditës së sotme ministrja do të takohet me ushtarët maqedonas të cilët janë përgjegjës për sigurimin e komandës kryesore të misionit „Mbështetje e Vendosur” në Kabul, me komandantin e misionit, gjeneral Austin S. Miller, me përfaqësuesin më të lartë civil të NATO-s, Cornelius Zimmermann dhe do të ketë edhe një takim joformal me paqeruajtësit maqedonas në Kabul.

Në Afganistan, bashkë me ministren Shekerinska, për vizitë tek kontingjenti maqedonas ndodhen edhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Azim Nuredin, si dhe tre deputetë – Frosina Remenski, Trajçe Dimkov dhe Rexhail Ismaili.

Kontributi në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes është përcaktim strategjik dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Maqedonia është pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan nga viti 2002. Në kuadër të misionit të atëhershëm ISAF, ndërsa nga viti 2015 në kuadër të „Mbështetje e Vendosur”, Armata e Republikës së Maqedonisë ka marrë pjesë me mbi 3.000 pjesëtarë. Aktualisht në „Mbështetje e Vendosur” janë vendosur 49 pjesëtarë të ARM-së, në kuadër të komandës në kryeqytetin Kabul në bashkëpunim me Forcat e Armatosura e Turqisë, në njësinë për sigurimin e komandës kryesore të misionit në Kabul në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të SHBA-së, në ekipin për këshillim, dhe asistencë në komandën Veri nën kontingjentin gjerman dhe në kuadër të kontributit SHBA – Karta e Adriatikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button