Qeveria do t’i ndihmojë komunat në mënyrë financiare, por do t’ua kufizojë borxhin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e vetëdijshme për rëndësinë e komunave në vend dhe për këtë duam ta ulim borxhin e tyre që të mund ta mbështesim kapacitetin e tyre. Kjo çështje u theksua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski dhe Bordin Drejtues i Bashkësisë së Njësisë të Vetëqeverisjes Lokale, të udhëhequr nga kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov,  transmeton Portalb.mk.

Në takim është biseduar për tema aktuale të dala nga ligji për plotësim të ligjit të financave në komuna.

“Për atë kemi vendosur të ndajmë 50 milionë euro si përkrahje për komunat që kryetarët e komunave të munden t’i stabilizojnë kapacitetet zhvilluese në komunat e tyre. Detyrë e Qeverisë është ta ndihmojë punën e komunave, me qëllim të projektimit dhe realizimit të më shumë  projekteve zhvillimore dhe kapitale, me të cilat qytetarët do të fitojnë kushte më të mira për tatimet që i paguajnë dhe do të informohen për harxhimin e atyre mjeteve”, deklaroi Zaev.

Ministri  Tevdoski në takim shpjegoi se planifikimi i buxheteve do të bazohet në bazë reale, gjegjësisht, buxheti i komunave do të mund të projektohet me 10 për qind maksimum rritje në krahasim me përqindjen nga të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundit.

“Kjo është masë që paraqet garancion se problemi me borxhin e komunave nuk do të përsëritet sepse,do të parandalohen akumulimet e obligimeve të papaguara dhe do të përmirësohet puna financiare e Komunave”, shtoi Tevdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button