Transparency International: Autoritetet nuk duhet t’i mundësojnë një poitikani të dënuar të ikë nga drejtësia

Pas lëshimit të flet-arrestit ndërkombëtar për arrestimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, Transparency International (Transparenc Internashionall)  i fton autoritetet maqedonase dhe hungareze ta ekstradojnë Gruevskin nga Hungaria, ku ai për momentin është duke kërkuar azil që ta shmang dënimin me burg, transmeton Portalb.mk.

“Kjo situatë është test për pushtetin maqedonas dhe hungarez dhe duhet të zgjidhet në përputhje me ligjin hungarez”, thotë Sllagjana Taseva, kryetare e Transparency International.

“Të dy shtetet duhet ta mbështesin sundimin e së drejtës dhe Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë për veprat e tija korruptuese që i ka bërë gjatë kohës kur ka qenë kryeministër”, tha Patrisha Moreira, drejtoreshë e përgjithshme e Transparency International.

“Asnjë politikan nuk duhet të lejohet të tërhiqet nga akuzat për korrupsion, veçanërisht pasi gjykatësit kanë vendosur në bazë të drejtësisë”, tha Moreira.

“Autoritetet hungareze duhet të veprojnë sipas rregullave dhe standardeve gjyqësore evropiane dhe ndërkombëtare. Pasi një politikan do të dënohet nga gjykata e pavarur, asnjë nga pushtetet nuk duhet t’i sigurojë ikje nga drejtësia”, shtoi Jozef Peter Martin, drejtor ekzekutiv i Transparency International.

Transparence International dhe seksionet e saja në Maqedoni dhe Hungari i ftojnë autoritetet hungareze ta plotësojnë përkushtimin e tyre në drejtësinë ndërkombëtare me ekstradimin e ish-kryeministrit, duke i ndihmuar Gruevskit të përballet me drejtësinë për aktivitetet e tyre të korruptuara.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button