Konferenca “e-Shoqëri.mk”: Maqedonia do të demokratizohet, me qytetarë të arsimuar mediatikisht dhe institucione transparente

Me qytetarë me aftësi mediatike, institucione transparente dhe llogaridhënëse, Maqedonia mund të bëhet shtet me demokraci më të zhvilluar, u përfundua sot në konferencën e 14-të “e-Shoqëri.mk” e realizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Transparenca institucionale ka shënuar rritje, por pritet të bie këtë vit: Ja pse

Transparenca e institucioneve në Maqedoni edhe pse krahasuar me vitin 2017 ka shënuar rritje, ajo pritet të bie, sepse 21 dokumentet e obliguara nga Qeveria e Maqedonisë, nuk janë përditësuar dhe ende janë siç kanë qenë në fillim. Kështu vlerësoi sot, pjesëtari i Qendrës për Komunikime Qytetare, German Fillkov në panelin e pestë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i pestë/ foto: Vanço Xhambaski

****************************************************************************************************************

Maqedoni, ATO ka miratuar të gjitha rregulloret që janë paraparë me ligj

Agjencia Teknike Operative (ATO), ka miratuar të gjitha rregulloret që parashihen me ligj, kështu u bë e ditur sot në panelin e katërt të konferencës së 14-të “e-Shoqëri.mk” e realizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”: Si deri te ndjekja përgjegjëse dhe llogaridhënëse e komunikimeve?, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni, ATO ka miratuar të gjitha rregulloret që janë paraparë me ligj

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i katërt/ foto: Vanço Xhambaski

*******************************************************************************************************

Qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet

Vetëm qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet, kështu u përfundua në panelin e tretë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Maqedoni, qytetarët me aftësi mediatike kanë fuqi të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i tretë

****************************************************************************************************

Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s

Gjatë vitit 2018, në Maqedoni kemi pasur 520 ankesa për përgjigje jo të plotë në kërkesat për qasje deri tek informacionet me karakter publik, kështu deklaroi sot kryeredaktori i agjencisë së lajmeve “Meta”, Zoran Andonovski në panelin e dytë të diskutimit në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

U përfundua se në Maqedoni nuk kemi medie të pavarura, dhe si rezultat numri i të punësuarve medietik ka shënuar rënie për 270.

LEXO: Maqedoni, 520 ankesa për kërkesat e informacioneve me karakter publik gjatë 2018-s

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i dytë

*****************************************************************************************************************

Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë

Reformat në media janë duke ndodhur, por ato janë me ritëm të ngadaltë, prandaj qytetarët vazhdojnë të jenë të prekur nga lajmet e rreme, si rezultat kemi ende institucione që nuk janë transparente dhe llogaridhënëse. Maqedonia gjendet në vendin e fundit në raport me shtetet tjera të Ballkanit sa i takon llogaridhënies, për të ndryshuar këtë duhet të ngritet aftësia mediatike e qytetarëve dhe funksionarëve shtetërorë.

Drejtori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari theksoi se aftësia mediatike duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor përfshirë këtë edhe digjitalizimin e institucioneve.

Drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Fani Karanfillova Panovska deklaroi se Maqedonia në rang listën për aftësi mediatike, transparencë dhe llogaridhënie gjendet në vendin e 35-të, më të keq në raport me shtetet tjera të Ballkanit.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tha se përparësi do t’i jepet asaj që shërbimet institucionale të afrohen më afër qytetarëve, e jo qytetarët ndaj shërbimeve, dhe kjo do të mundësohet me “E-portalin” që sot do të jetë në rend dite të seancës qeveritare. Theks të veçantë vendosi në digjitalizimin e institucioneve të Maqedonisë.

Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i parë/ foto: Vanço Xhambaski
Konferenca “e-Shoqëri.mk”, paneli i parë/ foto: Vanço Xhambaski

LEXO: Konferenca “e-Shoqëri”: Reformat në media janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadaltë (FOTO)

**********************************************************

Për të katërmbëdhjetën herë me radhë, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” do ta organizojë konferencën ndërkombëtare “e- Shoqëri.mk”. Konferenca do të mbahet sot në hotelin “Holiday Inn” në Shkup dhe fillon prej orës 11:00, ndërsa tema do të jetë “Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje, në pesë sesione të veçanta, mbi njëzet përfaqësues të institucioneve, organizatave mediatike dhe sektorit qytetar nga Maqedonia dhe rajoni, do të debatojnë dhe do të diskutojnë me qëllim që të kontribuojnë në definimin e prioriteteve në fushat e lirisë së të shprehurit, njohurive elementare mediatike, transparencës dhe llogaridhënies.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë platformë për diskutim në këto tema:

  • Gjendja me lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave në Maqedoni – përparimi i procesit të reformave;
  • Nivel më i lartë i njohurive elementare mediatike te qytetarët, mirëpo edhe vetëdije te mediat për nevojën për njohuri të këtilla, si parakusht për luftë më efikase kundër manipulimeve dhe dezinformatave;
  • Roli i shoqërisë qytetare në procesin e reformave për ndjekjen e komunikimeve;
  • Shkalla e transparencës së institucioneve në Maqedoni dhe në rajon, ndikimi i transparencës në besimin e qytetarëve te institucionet.
Fakti që fondacioni “Metamorfozis” e organizon këtë konferencë ndërkombëtare për të katërmbëdhjetën herë, treogn se sa e madhe është nevoja për një forum të këtillë, ku të gjithë faktorët relevantë do të debatojnë e me këtë edhe do të kontribuojnë në procesin e gjithmbarshëm të zhvillimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

LEXO: Konferenca “E-shoqëri.mk”: na duhet liri që të mbrojmë privatësinë

LEXO: “E-shoqëri” në Maqedoni, verifikimi i fakteve në media, çelës i zhvillimit të demokracisë në një shtet

Në ngjarje u prezantuan raportet e projektit “Liria në internet”, të financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button