OKB raporton rënie të prodhimit të opiumit në Afganistan

Prodhimi i opiumit në Afganistan ra për 29% vitin e kaluar, raportoi agjencia anti-drogë e Kombeve të Bashkuara, shkruan REL.

Zyra për Drogën dhe Krimin tha në raportin e saj vjetor se rënia nga 9,000 tonelata në 6,400 tonelata përkon me një zvogëlim të sipërfaqes së tokës që përdoret për të kultivuar opiumin.

Një total prej 263,000 hektarësh tokë është përdorur për kultivimin e opiumit, çfarë do të thotë rënie për 20% krahasuar me vitin 2017.

Tkurrjes së tokës prodhuese thuhet se i kanë kontribuar thatësirat.

“Pavarësisht zvogëlimit, zona e përgjithshme pët kultivimin e luleve të opiumit është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Kjo është një sfidë e qartë për sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, tha drejtori ekzekutiv i Zyrës për Drogën dhe Krimin pranë OKB-së, Yury Fedotov.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit dhe donatorët ndërkombëtarë kanë shpenzuar miliarda dollarë në përpjekjet për të inkurajuar fermerët që të kalojnë në kultura të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button