Me vendim të gjykatës, Shtëpia e Bardhë ia rikthen qasjen gazetarit të CNN-it

Shtëpia e Bardhë ia riktheu qasjen një gazetari të rrjetit televiziv CNN, i cili u përplas me presidentin Donald Trump, shkruan REL.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se Jim Acostës i kthehet akreditimi i shtypit, por ajo po ashtu shpalli rregulla të reja për gazetarët.

Ajo tha se rregullat përfshijnë kufizimin e çdo gazetari në një pyetje gjatë konferencave për shtyp, përveç nëse Shtëpia e Bardhë i jep mundësi tjetër.

Shtëpia e Bardhë ia pezulloi kredencialet Acostës pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit Trump, më 7 nëntor.

Pas padisë së CNN-it, gjykatësi federal e urdhëroi atë që t’ia rikthejë akreditimin Acostës.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e mirëpriti vendimin, por i kritikoi rregullat e reja.

Gjatë pothuajse tre vjetëve në detyrë, Trump është përplasur vazhdimisht me mediat amerikane, duke i kritikuar për “lajme të rreme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button