Deskoska: Kërkesa për ekstradim të Gruevskit do të dërgohet sot ose nesër

Kërkesa për ekstradim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski me dokumentacionin shoqërues duhet që të dërgohet në Hungari sot dhe më së voni nesër, paralajmëroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke u përgjigjur në pyetje gazetareske përpara fillimit të tryezës së rrumbullakët për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për përmbarim, njofton Portalb.mk.

Përveç dokumentacionit për lëndën “Tanku” në të cilin Gruevski është i dënuar me dy vjet burg, autoriteteve hungareze do t’u dorëzohen edhe dokumentacionet edhe për të gjitha akuzat dhe procedurat hetimore që udhëhiqen kundër tij.

Deskoska vlerësoi se ka bazë juridike për ekstradim të Gruevskit dhe pret që të ekstradohet.

Sipas saj, nuk ka arsye që Hungaria t’ia japë statusin e azilit dhe pret që kërkesa e tij të refuzohet.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button