Peso PEM’ZA

VETMIA

në do vende paguhet vetmia
këtu të vjen falas
ajo shoqen s’e ka
dhomave t’i ruan prekjet mbi pluhur
të bëhet mami e lindjeve
të lotit të këngës
apo të poezive
të lë  t’ia dëgjosh vetes frymëmarrjen
nuk ta vulos vajtje-ardhjen
vetmia t’i gozhdon fotografitë e kujtesës mbi mur
edhe të lë të besosh
se je e shoqëruar
se tërë udhëtimet e jetës
bëhen veç mbi udhë të vizatuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button