Vuçiq e theu heshtjen pas 10 ditëve: Gruevski ka pasur edhe lejekalim për të hyrë në Hungari

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje, pas një heshtjeje të gjatë, në një pyetje të gazetarëve konfirmoi se Nikolla Gruevski përmes vendkalimit kufitar Horgosh e ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, me letërnjoftim dhe lejekalim, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për “TV Hepi” Vuçiq tha se Gruevski më 11 nëntor e ka lëshuar Maqedoninë me letërnjoftim dhe me lejekalim, në shoqëri të dy shtetasve hungar ka hyrë në territorin e Shqipërisë, nga ku përmes vendkalimit kufitar Bozhaj ka kaluar në Mal të Zi.

“Gruevski më 12 nëntor, diçka para orës 22 e 30 përmes vendkalimit kufitar Gostun me letërnjoftim dhe me leje p;r kalim ka hyrë në Serbi, prej ku ka shkuar në Hungari përmes vendkalimit kufitar Horgosh ku u ka legjitimuar me letërnjoftim dhe me lejekalim që e ka marrë në Shqipëri”, tha Vuçiq.

“Madje më 13 nëntor në orën 19:35 nga ana e Interpolit Shkup na është dërguar fletarresti ndërkombëtar. Çka prisni? Të burgosim person për të cilin nuk kishte fletarrest?”, tha Vuçiq duke shtuar se atë që e ka thënë është e vërtetë se si Gurvski ka arritur në Hungari.

Ndryshe, sot bëhen disa ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button