Gruevski do të kthehet nga SHBA-të me shpresa të mëdha

Me prezantimin e mundësive për investime në Maqedoni para 80 kompanive në Atalantë, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski  e përfundoi prezantimin biznesor në SHBA.

“Prezantimi i sotëm në të cilin erdhën rreth 80 kompani është i suksesshëm . ka interesim prej një numri të madh të tyre për takime individuale. Ky është destinacioni i fundit për rod shoë biznesor që e kemi. Ky është destinacioni i pestë goxha të suksesshëm dhe shpresojmë se me një pjesë të madhe prej tyre do të vazhdojmë kontaktet me qëllim që ta zgjedhim Maqedonisë si destinacion të tyre afarist dhe të investojnë në Maqedoni, të hapim vende të reja pune. Në fakt, qëllimi i këtyre rod-shoë është hapja e vendeve të reja të punës, deklaroi kryeministri Gruevski.

Ai shtoi se pas përfundimit të forumit ka pasur diskutime me më shumë përfaqësues të kompanive të cilat shfaqin interesim për të ardhur në Maqedoni, ta vështrojnë tregun, të merren me biznesmenët lokalë dhe të mendojnë për hapje të biznesit, që do të thoshte edhe hapje të vendeve të reja të punës.

Sipas kryeministrit, vizita në SHBA është kombinuar mirë me takime politike dhe ekonomike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button