Gruevski i ka telefonuar avokatit të tij nga Hungaria

Njëri nga avokatët e Nikolla Gruevskit, Elenko Milanov sonte për Top Tema, deklaroi se Gruevski e ka kontaktuar dhe i ka thënë në cilin numër të telefonit mund ta kontaktojnë në vazhdim, transmeton Portalb.mk

Ai bisedën e ka paraqitur në Gjykatë dhe tha se nuk ka asgjë sekrete dhe se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e di për gjithçka që ekziston në telefonin e tij, dhe është i bindur se MPB e di edhe për numrin e Gruevskit.

Në orët e vona të mbrëmjes së 13 nëntorit, ditën e njëjtë kur Gruevski u shfaq në rrjetin social Facebook se gjendet në Budapest dhe se do të kërkojë azil politik, ka kontaktuar në telefon me Milanov, dhe pastaj kanë vazhduar të komunikojnë përmes sms porosive, rreth çështjeve juridike.

“Është lajmëruar më 13 nëntor në orët e vona të mbrëmjes. Këshilli gjyqësor është i informuar, jo vetëm nga unë por nga të gjithë në ekipin që kemi kontaktuar. Thirrja e tij erdhi pas publikimit të statusit të tij në facebook. Nuk më ka kontaktuar në lidhje me kërkesën për azil, sepse ne nuk kemi asnjë lidhje me atë. Mendoj se MPB e ka numrin e Gruevskit”, tha Milanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button