Ndihma e Shpejtë, diskrepancë në ndarjen e veturave nëpër qytetet e Maqedonisë (Infografik)

Ministria e Shëndetësisë do të furnizohet me 12 vetura të Ndihmës së Shpejtë, ku 6 prej tyre do të vendosen në Shkup, kurse 6 të tjera ende nuk dihet se në cilat qytetet. As rregullorja e Punës së Ndihmës së Shpejtë dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë të definuar kriter në bazë të së cilit ndahen veturat nëpër qytete. Nga ana tjetër, ka dallim të madh në numrin e auto-ambulancave për kokë banori që posedojnë qytetet tjera transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se veturat do të shpërndahen aty ku ka nevojë, megjithëse nuk tregoi se si do të definohet “nevoja e qyteteve”, pasi që me Rregullore nuk parashihet një gjë e tillë.

“6 veturat tjera do të shpërndahen në tërë shtetin, në shtëpitë e shëndetit ku ka më shumë nevojë. Nuk mundet veturat të zëvendësohen menjëherë, do të duhet që gradualisht të vendosen, dhe për vitin tjetër, për furnizim të këtyre veturave, do të pranojmë dhe kuadër aty ku do të ketë nevojë”, tha Filipçe.

I pyetur nga Portalb.mk për kriterin e shpërndarjes, Filipçe fillimisht tha do të bëhet sipas gjendjes momentale të veturave, por më pas tha se shpërndarja do të bëhet duke i pyetur shtëpitë e shëndetit se kush sa ka nevojë.

“Në bazë të gjendjes momentale të veturave me të cilat disponon Ndihma e Shpejtë. Të jemi realist, ka shtëpi të shëndetit që thonë se ne nuk kemi nevojë për vetura”, tha Filipçe.

Diskrepancë në ndarjen e veturave

Edhe furnizimi i ri nuk do ta përmirësojë gjendjen aktuale në Maqedoni, ku në qytetet më të populluara kemi numër të vogël të veturave të Ndihmës së Shpejtë, kurse në ato më pak të populluarat kemi numër më të madh të veturave.

Shkup me mbi 800 mijë banorë shërbejnë 13 vetura, në Koçan me mbi 38 mijë banorë shërbejnë 10 vetura. Kërçova ka mbi 52 mijë banorë, që është më shumë se Koçani, por ka vetëm 4 vetura të ndihmës së shpejtë. Ndër qytetet më të mëdha janë Gostivari dhe Strumica, por ato kanë vetëm nga dy vetura, edhe pse kanë 3 mijë banorë më pak se Koçani.


Meqë në infografik janë 13 qytetet më të mëdha, në linkun më poshtë i keni të dhënat për qytetet tjera që posedojnë shërbime të Ndihmës së Shpejtë.

LEXO: Ndihma e Shpejtë në Maqedoni – PDF

Banorët kërkojnë:

  • Ministria e Shëndetësisë të sigurojë më shumë vetura të Ndihmës së Shpejtë

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button